Këshilla nga një terapiste për të gjitha nënat
Nëna ,
Të bësh të gjitha punët e shtëpisë në një ditë nuk sjell ndonjë vlerë te shtuar në asnjë nga pjestarët e familjes ,përkundrazi mund të krijoj stres. Punët e shtëpisë janë për të gjithë pjestarët e saj . Po, edhe për fëmijët e vegjël . Edhe fëmijët duhen mësuar gradualisht me pergjegjësitë e tyre. Organizo kohën e punëve të shtëpisë . Me fshesë në dorë rri vetëm një individ i stresuar .
KRIJONI KOHËN PËR TË PUSHUAR. Nuk eshte imorale te ulesh, te vendosesh kembet ne tavoline dhe te hash dicka qe te pelqen, te perdoresh celularin apo të bisedosh me një mikeshë ,te shohësh një film etj .
FLINI. Sepse është e nevojshme që dhimbja e kokës të largohet. I lejoni vetes pak pushim, të shkeputeni per disa minuta nga ambjenti ku kaloni pjesen me te madhe te kohes (psh, ne dhomen tuaj vetem,nje shetitje te shkurter ne lagje ose ne parke) Ndaloni të merrni stimulues për të fjetur (pa rekomanndimin e mjekut ) , ju po shkatërroni trurin dhe organet tuaja. Në një moment do të filloni të harroni gjërat nëse vazhdoni me të njëjtin ritëm. Relaksoni trurin tuaj, praktikoni Mindfulness cdo ditë, shkoni për një shëtitje, qeshni, buzëqeshni më shumë, gjithçka do të kalojë me kohën ndërsa trupi juaj do të mbete i juaji .
LEJOJA VETES DISA MOMENTE jashtë shtëpisë tuaj në heshtje, vetëm; mos thuaj asgjë, thith me qetësi ajër të pastër, ji mirënjohës për gjithçka, mos nxito.
QËNDRONI PARA PASQYRËS dhe buzëqeshini me veten tuaj, shikoni bukurinë tuaj të brendshme dhe të jashtme, njohuritë dhe mençurinë tuaj, kjo praktikë do të krijoj një atmosferë pozitive rreth jush në mënyrë që të mund të shkëlqeni me dritën tuaj.
MERRUNI ME DICKA QË JU JEP KËNAQËSI puh: nje shopping,nje film,nje sport , nje spa,nje dhuratë për veten. Thjesht bëni diçka për veten tuaj, edhe nëse partneri juaj zgjedh të mos t’ju shoqëroj gjimonë . Bëjeni vetë, në mënyrë që mos të krijoni pakënaqësi të mbrendshme
MERRNI PAJISJET QË JU NEVOITEN për të lehtësuar punën tuaj (ose kërkoni ndihmë tek familjarët) për të shmangur STRESIN, pasi STRESI është vrasësia (e heshtur) emocionale më e madhe e grave .
SHPREHU KUR NUK NDIHESH MIRË .Kërko ndihmë , bëj dicka që ta ndihmosh veten të dalësh nga ajo situate . Konsultohu me nje psikolog,neurolog,terapist ,një mikeshë të mirë një. Mos bëj zgjedhje të shpejta duke pirë ilace pa rekomandim.
NJIHI VLERAT E TUA . Duaje dhe kujdesu për veten.Je një grua e madhe dhe mos harro që je një instrument i çmuar për Zotin. Dhe e fundit dhe jo më pak e rëndësishme...
LARGOHUNI NGA NJERËZIT QË NUK JU NJOHIN VLERAT DHE ARRITJET TUAJA .
Pergatitit: Jonela Ndone