Kurse mindfulness për në shtëpi dhe ambjente edukimi

Për shkak te ritmit të shpejtë në të cilën jetojmë, aksesi i informacioneve të ndryshme në një kohë të shkurtër, na bën që ne më të shumtën e kohës të jemi duke funksionuar si një pilot automatik. Për fatin e keq ky ritëm jete sjell një disfunksionim në gjëndjen psikologjike, sociale, emocionale etj. tek të gjithë ne. Sot më shumë se kurrë jemi duke parë se si rritet para syve tanë një brez me shenja të ankthit, depresionit, disfunksionimit emocional, mungesës së përqëndrimit, që në një moshë shumë të vogël.

Investo në zhvillimin emocional

Mindfulness kudo dhe në çdo kohë

Praktika që ndihmojnë në reduktimin e stresit, impulsivitetit, ankthit, gjëndjes së panikut tek fëmijët dhe adoleshentët.

Zhvillimi i mëndjes dhe inteligjences emocionale

Mësoni praktikat e ndërgjegjes që ndihmojnë në kultivimin e aftësive socio-emocionale tek fëmijët dhe adoleshentët.

Investimi më i mirë që mund të bëni për veten tuaj, fëmijët, familjen, profesionin apo ambjentin e punës.