Mardhënia e gjyshërve me nipërit dhe mbesat

Diçka e cuditshme duket se ndodh kur fëmijët janë në praninë e prindërve tanë. Duket sikur vetë trupi e ka të rrënjosur në gjak ëmbëlsinë dhe dashurinë që fëmija ndjen për gjyshërit e anasjelltas. Është një mardhënie që shpesh të konfuzon kur mendon mbi diferencën e madhe të moshës që ata kanë , kur I sheh tek përqafohen me të njejtin mall sado shpesh apo rrallë të shihen. Duket sikur cdo gjë që është jetuar apo ka ndodhur më parë , ka ndodhur pikërsht për këtë arsye që një ditë (ska rëndësi se sa heret apo vonë) kjo shkëndi dashuri të lulëzoj. Është e çudishme kur ende sje bërë gjyshe apo gjysh të shohësh atë dashuri që pa folur, vetëm me disa gjeste, shikime që gjyshërit shkëmbejnë me nipërit dhe mbesat, të rrëngjethin trupin. Diçka magjike ndodh tek fëmijët hidhen në krahet e gjysherve, kur luajnë me to, kur kapen përdore apo kur bisedojnë. Shpesh them me vete si është e mundur???

Dhe kështu midis mendimeve tek kërkoj një përgjigje them se: Kjo është një pikë e jetës kur e shkuara dhe e ardhmja takohen dhe përqafohen me njëra-tjetrën dhe aty ndodh ajo magjia ku këto dy palë gjejnë qetësinë për të marrë frymë lirisht… Është një portë ku nipër, mbesa dhe gjyshërit duhet të kalojnë bashkë. Kjo portë quhet mall.

Previous
Previous

Perse genjejme ? Neuroshkenca na shpjegon disa arsye :

Next
Next

Është vërtetuar, nëse kaloni më shumë kohë me prindërit ata jetojnë më gjatë