Është vërtetuar, nëse kaloni më shumë kohë me prindërit ata jetojnë më gjatë
Studiuesit na inkurajojnë gjithmonë e më shumë me zbulimet e tyre të rëndësishme, dhe në këtë rast Universiteti i Kalifornisë ka zbuluar rëndësinë e të qëndruarit pranë prindërve, për një mirëqënie të tyre.
Është zbuluar se receta është tepër e thjeshtë, ata kanë nevojë për dashurinë dhe kujdesin tonë!
Të gjithë duhet të dini se vetmia e përshpejton proçesin e plakjes, duke shkaktuar tek prindërit tanë shkurtim të jetës. Sa më shumë të rritemi në moshë aq më shumë i japim rëndësi familjes dhe ndërkohë brezat e rinj (fëmijët apo nipërit/mbesat) qëndrojnë gjithnjë e më pak pranë gjeneratës së vjetër.
Në përgjithësi të moshuarit tregohen më tolerant në lidhje me miqtë dhe të afërmit e tyre dhe mbi të gjitha me fëmijët e tyre, duke u treguar gjithmonë të gatshëm për të ndarë eksperienën e tyre me ta.
Prindërit edhe pse të moshuar e kuptojnë mirë kur tek fëmija i tyre diçka nuk shkon dhe përpiqen t’i japin atij mbështetjen e duhur, nga ana tjetër duket se edhe fëmijët e duan një përqafim të tyre.
Për një lumturi së të gjithë familjes, nuk duhet të harroni asnjëherë është shumë domethënëse dhe e rëndësishme koha që ju kaloni se bashku.
Kujdesi dhe vëmendja juaj është gjithçka për prindërit tuaj dhe për ju disa orë në javë të shpenzuara me ta apo disa minuta në telefon duhet të bëhen prioritet në jetë. Vetëm kështu do t’ju dhuroni atyre lumturi dhe jetëgjatësi!